Durrës/ Dy të arrestuar dhe 4 të tjerë procedohen penalisht, ja për çfarë akuzohen

09/07/2020 08:19

4 shtetas janë proceduar penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, ndërkohë janë arrestuar në flagrancë 2 të tjerë për dhunë në familje dhe drejtim mjeti pa leje.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit:

A. B., 44 vjeç, E. S., 44 vjeç, D. S., 31 vjeç dhe B. B., 45 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas u konstatuan në lagjen nr. 11, Durrës, tek sheshi “Pranvera”, duke tregtuar pa licencë dhe pa dokumentacionin përkatës telefona celularë dhe aksesorë të ndryshëm, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Krujë, në vijim të punës për parandalimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. Ç., 23 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

J. H., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motorin tip “Lonxa”, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel