Tragjike/ Mbytet në det ish-kampioni i botës në Lojërat Olimpike Dimërore

08/07/2020 17:44

Alex Pullin, ish-kampion bote në “ski në dëborë” është mbytur teksa ishte duke peshkuar në një plazh të Australisë.

Dyshohet se ai është zhytur nën ujë dhe nuk ka arritur që të dalë i gjallë nga aty. Me gjithë përpjekjet e autoriteteve për ta shpëtuar, i riu nuk arriti të mbijetonte, shkruan “Daily Mail”. Pullin, ka fituar medalje të artë në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2011, 2013 dhe 2018.

“Ai nuk kishte maskë oksigjeni dhe është zhytur thellë nën ujë. Mendojmë që ai është zhytur vetëm. Aty pranë nuk ka pasur asnjë për ta ndihmuar”, u shpreh rreshteri Trtton, i cili udhëhoqi operacionin e shpëtimit.

Alex Pullin, lindi në Victoria dhe filloi të ushtrohej në sportet dimërore që në moshën tetë vjeç. Ai ishte i pari australian që mbrojti një titull në Lojërat Olimpike Dimërore.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA