25/11 15:31
Në një postim të pak minutave më parë në Facebook, deputeti Myslim Murrizi publikoi listën e deputetëve që votuan PRO ligjit për largimin nga politika të ish-sigurimsave dhe spiunëve të sigurimit.
“Lista e Deputetëve që votuan kundra, që abstenuan dhe që nuk kanë marrë pjesë në votim. Ftoj publikisht Deputetët që kanë votuar kundra këtij ligji, që t’i drejtohen autoritetit të dosjeve të sigurimit për të marrë ÇERTIFIKATËN E PASTËRTISË SË FIGURËS, nëse nuk janë të PISTË dhe nuk kanë çengela në hundë nga sigurimi i shtetit”, shkroi Murrizi.
Më tej shtoi:
“Pas 30 vitesh post-komunizëm, jemi i vetmi VEND ish-komunist që drejtohemi nga spiunë sigurimi”, u shpreh Murrizi.
Top Channel