Lajmi i fundit
Koronavirusi në Shqipëri/ 124 raste të reja, 4 humbje jete dhe 41 të shëruar në 24 orët e fundit

Kryeministri Edi Rama ka pranuar takimin me opozitën parlamentare.

Ai do të takojë sot për herë të dytë Murrizin, Stojkun dhe Musain, në orën 19:00.

Më herët opozita parlamentare me anë të një deklarate të bërë nga deputeti Myslym Murrizi ka kërkuar një takim me kryeministrin Edi Rama për sa i përket debatit të vazhdueshëm për Zgjedhoren, ku kërkohen listat e hapura.

Kryetari i grupit Demokrat, Myslym Murrizi është shprehur se takimi po kërkohet pasi nuk morën përgjigje në takimin e parë për kërkesat e tyre.

“Nuk votojmë pa u hapur listat. Do depozitojmë kërkesë me Ramën dhe Ballën. Ta harrojnë se do të kenë 84 vota në Kuvend. Të vendosur për të mos e votuar marrëveshjen Rama-Basha-Kryemadhi” tha Murrizi.
Vijon…

Top Channel