“Vijojmë me vendosmëri reformat në rrugën drejt BE”, presidenti Begaj pret në Tiranë homologun lituanez, Gitanas Nausėda Opozita parlamentare me anë të një deklarate të bërë nga deputeti Myslym Murrizi ka kërkuar një takim me kryeministrin Edi Ram për sa i përket debatit të vazhdueshëm për Zgjedhoren, ku kërkohen listat e hapura.
Kryetari i grupit Demokrat, Myslym Murrizi është shprehur se takimi po kërkohet pasi nuk morën përgjigje në takimin e parë për kërkesat e tyre.
“Nuk votojmë pa u hapur listat. Do depozitojmë kërkesë me Ramën dhe Ballën. Ta harrojnë se do të kenë 84 vota në Kuvend. Të vendosur për të mos e votuar marrëveshjen Rama-Basha-Kryemadhi” tha Murrizi.
“Do kërkojmë takim me Ramën. Do koncentrojmë qëndrimin tonë, nëse në mënyrë të njëanshme nga balla e Rama apo atyre që s’janë në parlament do tentojnë të fusin në parlament atë që ata e quajnë dakordësi pa u hapur listat,
Ta harrojë Rama dhe Balla e ata dy të tjerët se do kenë 84 nr për të lënë në fuqi gjellën e piste të 2008 të dakordësuar sërish më 2020.” tha Murrizi.
Top Channel