“Sapo kam dalë nga birucat e komisariatit të Himarës pas përplasjes me Kryeministrin”, Rama reagon pas akuzave të Arjan Konomit dhe nxjerr videon: Ngjarja krejt ndryshe nga rrëfimi në pasqyrë
21/08 15:05
Kreu i Shtetit, Ilir Meta duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kombinat ku nënë e bijë u gjetën të vëtflijuara në banesë, ka thënë se lajmi e ka tronditur.
Meta ka thënë se çështja duhet të hetohet deri në fund, ndërsa sipas tij duhet të ngarkohen me përgjegjësi ata persona që instrumentalizojnë qytetarë të pafajshëm.
“Jam shumë i shokuar nga ai lajm që ka tronditur opinionin publik. Kam kërkuar informacione dhe shpresoj që kjo çështje të hetohet deri në fund dhe të ngarkohen me përgjegjësi të gjithë ata që instrumentalizojnë qytetarë të pafajshëm dhe bëhen shkak për humbjen e jetës së tyre”, tha kreu i shtetit.
Top Channel