Nis seanca e parë për dosjen “Revanshi”, në sallë vetëm një prej të akuzuarve, Durim Bami dhe Aldo Avdyli përfaqësohen nga avokatët
Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga policia në Durrës.
Ata janë: F. Zh., 25 vjeç, banues në Kavajë, i cili më datë 05.07.2020, në lagjen nr. 13, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin B. C., 41 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
R. H., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Renault”, pa leje drejtimi, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, duke i shkaktuar dëme materiale.
A. Xh., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, në masën 1.30 mg/l, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Top Channel