Rifillon transporti urban/ Sa po respektohen rregullat nëpër autobusë

Pas katër muajsh mungesë të gjithë qytetarët jo vetëm në kryeqytet por në të gjithë Shqipërinë tani kanë mundësinë të përdorin transportin publik.

A ndiheni i sigurt me rregullat e reja?

Rregullat duhen zbatuar dorezat maskat, distancën.

Ua kërkuan që në momentin që hipet në autobus?

Jo jo i kemi marr vesh se këto s’të lënë të hipësh pa maskë të kthejnë mbrapsht.

Është e vështirë të mbash maskën në autobus?

Është pak e vështirë.

Transporti ka nisur por sigurisht me rregulla te reja. Asnjë prej qytetarëve nuk mund të futet në ambientet e brendshme të autobusit pa maskë ndërsa ajri i kondicionuar nuk lejohet. Pranë shoferit mund të vini re që ka një dezinfektant janë dhe dorezat teksa vetë shoferi por dhe fatorino janë të pajisur me maska.

A e keni të vështirë të punoni me maskë?

Pak vështirë po sepse mezi ngopemi me ajër ta mbash 8 orë maskën.

Si ka qenë dita e parë?

Dita e parë mirë nuk ka pasur fluks të madh njerëzit kanë ardhur të gjithë të pajisur me maska kanë hipur rregullisht kanë mbajtur distancën.

Ju kishte marrë malli të ktheheshit në punë?

Normalisht çdo njeri e merr malli për zanatin e vetë.

Punë të mbarë!

Sa ndihmon në rënien e trafikut në kryeqytet nisja e transportit publik, duke qenë se shumë qytetar u detyruan të përdornin makinat personale?

“Edhe autobusat duke qenë se janë mjete të mëdha dhe të ngadalshme ndikojnë në trafik por dhe qytetarët që përdorin autobusat tani do i lenë makinat e tyre personale në shtëpi kështu që çdo e mire e ka një të keqe dhe çdo e keqe e ka një te mire.” tha Gentjan Vocaj- Shef i sektorit rrugor në policinë bashkiake.

Kompanitë e transportit pretenduan që të ndryshohej protokolli i kuq nga Ministria e Shëndetësisë që të nisin punën dhe prej javësh kishin bisedime të vazhdueshme me ministrin por edhe bashkinë. Megjithatë pas ultimatumit të vendosur nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj sot ditë e hënë 6 korrik ka nisur transporti normalisht.

Top Channel