Foto ilustruese

Shënohet mbytja e dytë mes pushuesve kosovarë për këtë sezon turistik në Durrës.

Policia vendore bën me dije se të hënën, rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar R.B., 60 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det. Për pasojë pushuesi ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Të premten një tjetër pushues nga Kosova, 73 vjeç, u mbyt gjatë larjes në det, në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Top Channel