Kritikohet se po fsheh qëllimisht barkun e shtatzënisë, reagon Gigi Hadid

06/07/2020 17:23

Gigi Hadid lajmëroi në prill se ajo dhe i dashuri i saj Zayn Malik do të bëhen prindër për herë parë.

Por që pasi bëri me dije lajmin e shtatzënisë, modelja 25 vjeçare nuk ka publikuar asnjë foto në rrjete sociale ku të tregojë barkun.

Ndjekësit e yllit të pasarelave në rrjete sociale, por jo vetëm, edhe prestigjozja “British Vogue”, e kanë kritikuar për këtë fakt Hadid, duke thënë se ajo po e fsheh qëllimisht barkun për të tërhequr vëmendjen.

Gigi nuk ka pritur gjatë dhe ka reaguar menjëherë e irrituar në Twitter.

“Fshehje…? Asgjë nuk ishte e qëllimshme dhe nuk po përpiqesha të fshehja asgjë. Do të jem krenare dhe e lumtur ta ndaj atë pjesë me ju kur ta ndjej. Faleminderit,” shkruan modelja.

Hadid gjithashtu theksoi se në postimin e fundit në Instagram kishte veshur një “jumpsuit” që i rrinte lirshëm në trup dhe këndi i kamerës nuk e favorizonte shfaqjen e barkut të rrumbullakosur.

FOTO GALERI
9/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA