Koronavirusi në vend/ Numër më të lartë të rasteve që janë hospitalizuar dhe atyre që kanë humbur jetën

06/07/2020 10:50

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik ndërsa dha detajet për situatën nga covid-19 në 24 orët e fundit tha se epidemia ka paraqitur një numër më të lartë të rasteve që janë hospitalizuar dhe të rasteve që kanë humbur jetën.

Po ashtu ajo tha se është vënë re një numër më i lartë i testimeve por përqindja e pozitivitetit është reflektuar me një nivel qëndrueshmërie pothuaj të njëjtë gjatë gjithë javës.

“Prezenca e rasteve me COVID19 është e lidhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë me vetëndërgjegjësimin dhe zbatimin në mënyrë rigoroze të protokolleve higjieno sanitare të sigurisë”, tha ajo.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 459 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive, e fatkeqësisht kanë humbur jetën dhe tre qytetarë të tjerë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1702 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1183 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/07/06/covid-19-ministria-e-shendetesise-3-viktima-te-tjera-71-raste-te-reja/

Top Channel