Aksident në Tiranë/ Autobusi përplas 17-vjeçarin me biçikletë
06/07/2020 19:17
Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në Tiranë.
Mësohet se rreth orës 18:35, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, mjeti autobus me drejtues F.G., ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin e mitur me iniciale G.R., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel