Turizëm i sigurt buzë Prespës/ Vendasit ftojnë turistët në plazhet me hapësirë

05/07/2020 20:51

U deshën vite të tëra që banorët e Zaroshkës të zhvillojnë turizmin buzë liqenit të Prespës e që turistët të afrohen por këtë vit situata nuk i favorizon aspak.

Në fshatin Zaroshkë një prej fshatrave buze liqenit të Prespës në bashkinë e Pustecit turistët janë të paktë.

Këtu mund të bësh plazh i sigurt sepse nuk ka dyndje njerëzish,  të shijosh një natyrë që zor se e gjen diku tjetër mes malesh e liqenit, por edhe një prej gatimeve më të veçanta si tava e krapit.

E megjithatë turistët vendas janë të paktë ndërsa të huajt që e preferonin më shumë këtë zonë të bukur këtë vit nuk mund të vijnë.

Pusteci dhe fshatrat e tij buzë liqenit të Prespës ofrojnë shumë për një turizëm ndryshe. Gjithçka ofrohet këtu mbetet pjesë e një lokaliteti të vogël. Destinacione shekullore, natyrë e paeksploruar dhe ushqime prodhuar me mund nga banorët.

 

 

Top Channel