Shkëmbimi i territoreve/ Bolton: Ide e Thaçit dhe Vuçiç

05/07/2020 13:55

Ish këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit Trump, John Bolton, ka deklaruar se liderët e Kosovës dhe Serbisë janë ata që kanë diskutuar për shkëmbimin e territoreve si një opsion për një marrëveshje, që në fillim të 2018.

Në një intervistë me Foreign Press Association, Bolton tha se pavarësisht se ideja e liderëve të vendeve ishte e diskutueshme, ai kishte menduar se ia vlente të provohej.

“Në rastin e Kosovës dhe Serbisë, kishte të dhëna që në 2018 se liderët donin të zgjidhnin problemin sepse ata mendonin se nuk mund të rriteshin ekonomikisht dhe as të stabilizoheshin pa normalizuar marrëdhëniet mes tyre. Kishte shumë polemika në të dyja vendet por mua mu duk se ia vlente ta provonim. Një nga gjërat që ata diskutonin ishte mundësia e një shkëmbimi territoresh. Në pjesë të Ballkanit, në gjermani, në vende të Evropës perëndimore, ideja u prit me pakënaqësi pasi druanin se shkëmbimet e territoreve mund të conin në një efekt domino, diku tjetër. Kjo ndodh në histori. Është dicka me të cilën mund të adaptohesh”, tha Bolton.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka refuzuar në vazhdimësi akuzat se ai ka biseduar për këmbime territoresh me presidentin serb, Aleksander Vucic. I dërguari i Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Ricard Grenell, tha pak kohë më parë se plani i shkëmbimit të territoreve nuk mbështetej nga Donald Trump por nga Bolton. Më herët ai kishte pretenduar se nuk kishte patur asnjë plan të tillë. Në të shkuarën, thaci dhe vucic janë akuzuar si iniciatorë të një plani për shkëmbime territoresh, mbështetur edhe nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe më vonë edhe nga kryediplomatja e BE Federika Mogherini.

Top Channel