Rritja e rasteve me Covid-19, PD-qeverisë: Mungojnë tamponët, rrisni testimet!

05/07/2020 12:14

Partia Demokratike, nuk i ka kursyer akuzat ndaj ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një kohë kur vijojmë të përballemi me numër të lartë të të infektuarve.

Nëpërmjet ish deputetit Bardh Spahia, selia blu ngre shqetësimin e mungesës së tamponëve në spitale.

Sipas Spahisë, në spitalin e Shkodrës nuk janë kryer testimet edhe pse pacientët kanë shfaqur shenja të qarta klinike.

Deklarata e Bardh Spahisë

Sipas një denoncimi që vjen nga Spitali i Shkodrës, një pacient me shenja klinike kërkon të testohet, por i thuhet se nuk ka tamponë!!! Raste të ngjashme janë denoncuar edhe nga ata që kontaktojnë numrin e urgjencës dhe u mohohet testimi edhe pse me shenja të qarta klinike, e të mendosh që
Italia fqinje bën 50 mijë teste në ditë. Vetëm në Shqipëri testet janë instrumenti më pak i përdorur, edhe pse kemi një situatë të dalë jashtë kontrollit tashmë, si në qendrat spitalore ashtu edhe në institucionet publike.

Eshtë jetike për të gjithë që të shtohet kujdesi! Ama shteti duhet të bëjë detyrën e tij, të kryejë sa më shumë testime, e sidomos t’u përgjigjet personelit shëndetësor e qytetarëve, që kanë nevojë për tamponë!

Nuk kontrollohet situata me shfaqje prej polici nëpër biznese, zonja ministre e shëndetësisë!!! Atë punë e bëjnë fare mirë strukturat e ngarkuara me ligj e vartësit tuaj! Detyra juaj parësore është këputja e zinxhirit të infektimit në qendrat spitalore, c’ka nuk po e bëni!!! Eshtë skandaloze në këtë situatë, kur shifrat e të infektuarve e viktimave janë në rritje, të thuhet se nuk ka tamponë!!!

Ky quhet dështim për të siguruar jetët e qytetarëve zonja ministre dhe nuk e mbuloni dot duke luajtur policësh! Eshtë papërgjegjëshmëri të mos bësh punën për të cilën paguhesh, sidomos kur situata të ka dalë jashtë kontrollit!!!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA