Antoneta tregon se përse doli e vetme nga “PërPuthen: Lulzimi arrogant dhe i ftohtë, Andueli…

05/07/2020 14:59

Trekëndëshi i formuar nga Lulzim, Antoneta dhe Anduel nuk arriti kurrë që t’i bashkonte kulmet e saj.

Kjo pasi Antoneta vendosi që nga “PërPuthen” të largohet e vetme dhe të mos formojë një çift. Sakaq, Antoneta ishte e ftuar përsëri në “PërPuthen” për të sqaruar arsyet që e dërguan në këtë vendim.

Antoneta u shpreh se me Lulzimin ka pasur disa ulje ngritje dhe pëlqimi i saj për të u venit akoma më shumë nga zhvillimet e javëve të fundit. Mënyra që Lulzimi është shprehur me të, sjellja me konkurrentët e tjerë, ftohtësia e treguar, bëri që Antoneta të hiqte dorë prej tij.

Ndërsa për Anduelin ajo sqaroi se kishte diçka gjëra që nuk i pëlqenin, duke shtuar se ajo ia ka vënë në dukje atij dhe ai nuk bëri asgjë për t’i përmbushur.

“Në takimin e parë ai kishte një sjellje të ftohtë sepse unë u vonova. Lulzimi kur ka ardhur nga karantina ka pasur një sjellje arrogante. Ai erdhi në studio u ul dhe duhet t’ja kujtonin të tjerët që të më takonte. Mënyrë arrogante që po fliste me njerëzit e tjerë, mua nuk më ka pëlqyer. Për çfarëdo lloj sjellje ka nivele të ndryshme. Unë i kam shprehur mospëlqimet e mia. Në shumicën që unë i kam shprehur Lulzimit dhe Anduelit, kanë pasur disa gjëra që nuk më kanë pëlqyer.

Ja kisha lënë të qartë të dy djemve, për këtë të jeni të bindur. Unë përgjithësisht si natyrë nuk i mbyll gjërat deri në mundësinë e fundit. Unë doja ta çoja deri në fund. Deri në moment që ka kohë akoma për të krijuar një çift dhe kur kuptova që përputhja nuk realizohet e dhashë verdiktin. Unë jam njeri dhe gaboj, kështu që ka pasur edhe momente që unë kam gabuar. Unë nuk do të doja të kishte diçka ndryshe”, u shpreh Antoneta.

Top Channel