Fillimisht ishte Eno, ai që vuri Antonetën me “shpatulla pas murit” duke ngritur dyshimet se ajo ka një të dashur jashtë emisionit.

Këto dyshime u rikthyen sërish në momentin që Antoneta vendosi që të largohet e vetme nga emisioni dhe jo me njërin nga djemtë.

E pyetur nga Nevina për këtë temë, Antoneta u shpreh se ajo nuk ka pasur të dashur gjatë kohës që ka qenë në emision.

Ndër të tjera tha se edhe nëse do të kishte të dashur, ai do ta kishte toleruar dhe të përfundonte çift nga rubrika për hir të famës.

Ndërsa shtoi se nëse do të kishte ndonjë pëlqim konkret për ndonjërin nga djemtë, ajo mund të përfundonte dhe me dasmë.

Top Channel