Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin mbrëmjen e djeshme pasi në Kombinat u gjetën të vrara, nënë e bijë Zhaneta dhe Anisa Josifi, të vetëflijuara në banesë, të cilat thuhej se ishin besimtare të sektit fetar “Dëshmitarët e Jehovait”.
Ditën e sotme në një deklaratë për media nga Dëshmitarët e Jehovait hidhet poshtë ky fakt, se pjesëtarët e kësaj familje ishin pjesë e Organizatës së Dëshmitarëve të Jehovait.
“Jemi shumë të tronditur nga lajmi i bërë publik dje në mediat shqiptare për humbjet e jetës në familjen Josifi. Lajmi në hidhëron dhe u shprehim ngushëllimet tona familjarëve që kanë humbur njerëzit e tyre të afërm.
Në të njëjtën kohë është tejet shqetësues informacioni i përhapur se pjesëtarët e kësaj familje i përkitnin Organizatës Dëshmitarët e Jehovait në Shqipëri. Po informojmë mediat dhe publikun e gjerë që po ndjek zhvillimin e këtyre ngjarjeve se pjesëtarët e familjes Josifi jo vetëm që nuk kanë qenë pjesëtarë të Organanizatës sonë, por as nuk janë shoqëruar ndonjëherë me dëshmitarët e Jehovait”, shkruhet në deklaratën për shtyp nga Dëshmitarët e Jehovait.
“Dëshmitarët e Jehovait kanë pikëpamjen e Zotit për jetën dhe e çmojnë atë si gjënë më të shtrenjtë. Vetëvrasja me pretendim për të shkuar në një jetë më të mirë, nuk përputhet në asnjë mënyrë me besimin e Dëshmitarëve të Jehovait”, thuhet më tej.
Deklarata e plotë:
Lexoni edhe këto:
Tragjedia në Tiranë/ Nëna me vajzën vetëflijohen, vajza tjetër në gjendje të rëndë. Reagon Policia
Top Channel