Pas takimit të mbajtur në Pallatin e Brigadave, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij në Kosovë, Avdullah Hoti po zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Pas Ramës, fjalën e mori Hoti, i cili u shpreh se kemi maturinë institucionale për t’i bërë ballë çdo situate.
“Me kryeministrin Rama u dakordësuam për 3 projekte ambicioze. Një ndër pikat që u dakordësuam ishte çështja e Doganës së Kosovës në Durrës. Diskutuam ndërtimin e një HEC-i në Shqipëri për të furnizuar me energji Kosovën. Diskutuam edhe për projektin ambicioz për hekurudhën që lidh Tiranën dhe Prishtinën”, tha Hoti.
I pyetur për një takim tjetër sa i takon dialogut Kosovë-Serbi, Hoti deklaroi:
“Jam në kontakt të vazhdueshëm me Grenell, do caktojmë datë tjetër për dialogun. Kosova ka institucione legjitime, kushtetuese të gatshme, që të marrin përgjegjësitë që i takojnë, jam në koordinim me ambasadorin Grenell. Do të ulemi shumë shpejt së bashku në një takim, për çështje politike të dialogut. Ne hyjmë për njohje reciproke dhe normalizimin të marrëdhënieve mes dy vendeve.”
Top Channel