Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vite e fundit 10/09 09:49
Mediat kineze raportonin sot se aeroplanmbajtësja e re kineze Shandong ka nisur dislokimin e gjuajtësve të rëndë vendas J-15.
Shandong është lëshuar në det në prill 2017 dhe është marrë në dorëzim nga flota kinze në 2019.
Mjeti i modernizuar nga modeli i aeroplanmbajtëseve sovjetike Kuznetsov, është tashmë një mbajtëse e plotë avionësh dhe jo aeroplanmbajtëse dhe luftanije raketore.
Gjuajtësi kinez J-15 është një platformë mjaft e aftë e bazuar në modelin pararendës J-11B dhe përshtatet me teknologjitë e avancuara të Shandong.
J-15 është modernizuar shumë që prej hyrjes në shërbim dhe variantet e fundit integrojnë radarët AESA, motorë më të fuqishëm dhe trup me materiale kompozite më të durueshme.
Top Channel