Për vite me radhë është përfolur se Jada Pinket Smith është në një lidhje jashtë-martesore me reperin August Alsina, por askush nuk e dinte deri më tani se për këtë marrëdhënie kishte edhe bekimin e bashkëshortit Will Smith.
Alsina tha në një intervistë se është “i dashuruar kokë e këmbë” me aktoren 48 vjeçare, dhe se u prezantua me çiftin e Hollywood-it nga djali i tyre Jaden në vitin 2015.
“U ula të bisedoja më Will për shkak të transformimit të martesës së tyre në një partneritet jete, për të cilën kanë folur disa herë, pra pa përfshirë romancë. Ai më dha bekimin e tij. Unë iu përkushtova i gjithi lidhjes me Jada, dhe e dua shumë atë,” u shpreh 27 vjeçari.
Jada dhe Will i mohuan këto thashetheme, megjithëse pak kohë më parë ata pranuan se nuk i referohen më njëri-tjetrit si “grua dhe burrë”.
Artisti 27-vjeçar është shfaqur për herë të pare në publik krahë Jadas në “BET Awards” në vitin 2017, dhe ajo ka marrë pjesë në klipin e këngës së tij “Nunya”. Jada është gati të thyejë heshtjen dhe të flasë hapur mbi këtë gjë në serinë e ardhshme të “The Red Table Talk”.
Top Channel