Inter “luan tenis” me Brescia-n/ Milan ngec me SPAL

02/07/2020 11:47

Interi i përgjigjet fitoreve të Juventusit dhe Lazios teksa në San Siro shkatërroi Brescian me rezultatin tenistik 6-0.

Skuadra zikaltër ishte dominuese në këtë ndeshje dhe i mjaftuan 45 minutat e para për të mbyllur historitë e saj kur shënoi edhe 3 golat e parë me Young, Sanchez me penallti dhe D’Ambrosio. Furia Inter mbi Brescian që duket shumë pranë rënies nga kategoria vijoi edhe në pjesën e dytë me 3 gola të tjerë. Gagliardini i çoi shifrat në 4-0, ndërkohë që në minutat e fundit Christioan Eriksen dhe më pas Candreva mbyllën llogaritë teksa fiksuan shifrat 6-0 për Interin që gjithsesi mbetet 8 pikë larg Juventusit në vendin e tretë kur kanë mbetur edhe 9 javë nga fundi i kampionatit.

Nuk shkuan kaq mirë gjërat për Milanin në ndeshjen me SPAL. Përkundrazi, kuqezinjtë rrezikuan të humbisnin këtë ndeshje dhe vetëm në çastet e fundit arritën të shpëtojnë në këtë ndeshje të cilën e barazuan 2-2 me SPALqë për 45 minuta luaji me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të D’Alessandros. Skuadra e Di Biagios mori kryesimin në pjesën e parë me anë të Valotit, ndërkohë që Floccari më pas shënoi një gol spektakolar për të çuar shifrat në 2-0. në pjesën e dytë Milani u hodh në sulm dhe shkurtoi diferencën me Leaon ndërkohë që në minutat shtesë Vicari shënoi autogol në portën e tij duke bërë që Milani të barazojë në 2-2. në ndeshjet e tjera të Serie A, Verona mundi Parmën 3-2, Sampdoria fitoi në fushën e Lecces 2-1, Fiorentina u mund nga Sassuolo 1-3 ndërsa Bologna-Cagliari u mbyll 1-1

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA