Fundi i një tradite 400-vjeçare, Danimarka dorëzon letrën e fundit me postë/ Si ndryshon krejtësisht komunikimi në vendin nordik 21/12 10:46
Një hajdut në Britaninë e Madhe, ka bërtitur me të madhe “unë jam Jezusi” dhe më pas ka përplasur me makinën që kishte grabitur një të moshuar.
Burri i identifikuar si Gavin Collins, 39-vjeç, kishte grabitur një makinë në Nottinghamshire dhe me të aksidentoi 87-vjeçarin Terry Radford dhe përplasi tre makina të parkuara. Sipas raportimeve i moshuari ka ndërruar jetë në menjëherë pas aksidentit.
Në një video të bërë virale në rrjete sociale, 39-vjeçari dëgjohet duke thënë, “Un jam Jezusi, jam paraardhësi i zotit”.
Ndërkohë raportohet se agresori është arrestuar nga policia dhe pritet që të dënohet me burgim të përjetshëm, shkruan Daily Mail.
Top Channel