FOTO/ Bëri ndërhyrje në buzë, 21-vjeçarja “shokohet” nga rezultati

02/07/2020 16:32

Operacionet plastike janë kthyer në një trend ditët e sotme. Vajzat, por jo vetëm, vendosin që të aplikojnë këtë lloj ndërhyrje për të korrigjuar diçka që nuk shkon në trupin e tyre. Mirëpo rezultatet jo gjithmonë janë të suksesshme. 21-vjeçarja Olivia McCann nga Britania e Madhe, vuajti jo pak gjatë një ndërhyrje që bëri në zonën e buzës. Fytyra e saj u ënjt aq shumë, sa që ajo ndiente dhimbje tepër të mëdha. Por mjekja që realizoi ndërhyrjen e qetësoi duke i thënë se këto simptoma janë normale në javët e para pas ndërhyrjes.

Olivia thotë se për javë të tëra si pasojë e dhimbjeve nuk ka fjetur. Duke shtuar se është penduar që vendosi të bëjë një ndërhyrje, ku në fakt një gjë të tillë nuk është se e kishte të domosdoshme.

“Gruaja mi masazhoi buzët shumë fort. Më pas vendosi në to silikonin dhe gjithçka u duk se shkoi mirë. Por disa orë më vonë madhësia e buzëve u trefishua. Fola me mjeken dhe më tha që kjo procedurë është normale. Prita disa javë por asnjë rezultat. Më vinte turp nga vetja. Nuk i dilja dot përpara të dashurit tim Harry, sepse pamja ime ishte si mos më keq”, u shpreh Olivia.

Më tej Olivia dha dhe një mesazh për të gjithë vajzat që duan të kryejnë ndërhyrje kirurgjikale duke thënë se: “Ju lutem vajza mos bëni gabimin që bëra unë. Rezultati nuk është ashtu siç duket, asnjëherë. Unë ju sugjeroj që të qëndroni sa më natyrale dhe të kënaqeni me aq sa ju ka dhënë zoti”.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel