Pompeo paralajmëron Turqinë kundër konvertimit të Hagia Sofia në xhami

01/07/2020 21:07

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka prekur sot në fjalën e tij debatin turk të kthimit të muzeumit historik Hagia Sofia përsëri në një xhami.

“SHBA ka vënë re se një ndryshim në statusin e Hagia Sofia do të reduktonte vlerat kësaj ndërtese të rrallë e të spikatur, që i shërben njerëzimit si një urë mes traditave e kulturave të ndryshme”, tha Pompeo.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me qeverinë e Turqisë për një seri çështjesh në interesin e përbashkët, përfshi edhe ruajtjen e vlerave kulturore e fetare”, shtoi ai.

Pompeo lavdëroi më tej administrimin “e shkëlqyer” të Hagia Sofia si një muzeum për afro gjysmë shekulli, duke e lejuar të hapur “për të gjithë”.
Paralajmërimi i Pompeos vjen pas vizitës së të dërguarit amerikan Sam Brownback në Turqi i cili kërkoi ruajtjen e Hagia Sofia si pjesë e trashëgimisë së UNESCO.

FOTO GALERI
3/3
SHBA tha se një ndryshim në statusin e Hagia Sofia do të reduktonte vlerat kësaj ndërtese të rrallë e të spikatur

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA