Video/ Influencerja kolumbiane ekzekutohet në mes të rrugës, dy persona i zunë pritë në semafor, hapën zjarr ndaj 27-vjeçares dhe… 28/07 16:55
Punëtorët e ndërtimit në Poloni kanë zbuluar një varr masiv 500-vjeçar dhe në brendësi të saj gjetën mbetjet e mbi 100 fëmijëve. Plot 115 kufoma u zbuluan nga arkeologët në jug të vendit dhe në gojën e tyre ata gjetën një sasi të konsiderueshme monedhash.
Sipas arkeologëve, ky varr mendohet se daton në fund të shekullit të 16-të. Varrezat u zbuluan në një vend afër qytetit Nisko në provincën Podkarpackie, ku ndërtuesit po pastronin një pyll për autostradën e re të Polonisë S19, që do të shtrihet nga Greqia në Lituani.
Top Channel