Mezi përballoja faturat, jetesa e vështirë e Violës kur erdhi në Tiranë

01/07/2020 21:28

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte Viola Gjoleka. Edhe pse sot ajo ka arritur një status të caktuar në jetë dhe u bë një personazh mjaft i njohur për shkak të pjesëmarrjes në serialin “Anabel”, Viola tregoi se në të kaluarën ka pasur shumë të vështirë për të përballuar jetesën në Tiranë.

Gjithashtu shtoi se asnjëherë nuk harron nga se ka ardhur dhe kjo gjë e ndihmon shumë në marrëdhënie me njerëzit, por edhe në mënyrën sesi ajo vlerëson gjërat.

“Fakti që unë e kam nisur nga një vajzë shumë e thjesht që mezi përballonte faturat, jetesa në Tiranë ishte shumë e shtrenjtë. Tani që jam në këtë fazë nuk dua ta harroj nga kam ardhur sepse është mirë. Është mirë dhe në marrëdhënie me njerëzit, ndikon shumë në mënyrën se si ti do ta krijosh jetën tënde, por edhe për të vlerësuar gjërat”, u shpreh Viola.

Top Channel