Hong Kong/ Policia arreston qindra protestues teksa hyn në fuqi ligji i sigurisë

01/07/2020 20:37

Rreth 300 protestues u arrestuan sot teksa policia në Hong Kong përdori gaz lotsjellës, spraj djegës dhe pompa uji ndaj mijëra protestuesve që kundërshtonin ligjin e ri të sigurisë kombëtare të vendosur nga Pekini.

Mes pamjeve të dhunës ishte kapur dhe një rast ku një protestues qëllon nga prapa me kaçavidë në krah një oficer policie duke e plagosur.

Ligji i ri i sigurisë i jep më shumë forcë autoriteteve për vendosjen e kontrollit në territorin gjysmë-autonom.

Mijëra njerëz kishin dalë sot për të kundërshtuar ndalimit të protestave, të cilat tashme marrin etiketime të reja si “subversion” apo “përçarje”.

Sipas teksteve shkeljet përfshijnë dhe aktivitetet pro-pavarësi në Hong Kong siç janë brohoritja e sloganeve e ngritja e flamurëve.

Pekini prezantoi mbrëmë vonë detajet e ligjit të shumëpërfolur.

FOTO GALERI
3/14
Polici drejton leshuesen e sprajit djeges nga protestuesit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA