27/11 22:59
Oside Roshi vendimtar në në fitoren 1-3 të Akhmat Grozny-t në kuadër të javës së 25-të të Premier League-s së Rusisë. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare realizoi 2 nga 3 golat e ekipit çeçen, që me këtë trepikësh i largohet zonës së ftohtë të renditjes.
Akhmati kaloi në epërsi që në minutën e 15-të me Kharin, ndërsa 29-vjeçari kuqezi i çoi shifrat 0-2 në minutën e 22-të me 11-metërsh.
Roshi u bë protagonist absolut i sfidës kur në minutën e 88-të realizoi golin që vulosi suksesin e skuadrës mike, ndërsa në minutat shtesë Arsenal Tula realizoi golin e nderit, që vlejti vetëm për statistikë.
Më këtë dygolësh Roshi shkon në kuotën e 7 finalizimeve në këtë sezon në elitën e futbollit rus.
Top Channel