Ndahet për herë të tretë nga e dashura 17 vite më e re, gazetari pushime me një vajzë misterioze

30/06/2020 18:41

Ryan Seacrest dhe Shayna Taylor i kanë dhënë fund për herë të tretë lidhjes së tyre 6 vjeçare, pas ndarjeve e pajtimeve të njëpasnjëshme.

Lajmin e ka konfirmuar për “E!News” një burim i afërt i prezantuesit të njohur amerikan.

“Ryan dhe Shayna vendosën t’i jepnin fund romancës së tyre para pak kohësh. Ata janë ende miq dhe mbështetësit më të mëdhenj të njëri-tjetrit,” citon burimi.

Gazetari 45 vjeçar nuk ka pritur shumë gjatë. Pas ndarjes me modelen 28 vjeçare, ai është fotografuar duke pushuar me një vajzë misterioze në Meksikë.

Sipas burimeve për “E!News”, Ryan udhëtoi fundjavën e kaluar për në Cabo San Lucas me avion privat me disa miq, ku pjesën më të madhe të kohës e kaloi me një bjonde.

“Ryan dukej i relaksuar dhe ishte shumë i vëmendshëm ndaj saj teksa bisedonin,” tha burimi, duke shtuar se ata u larguan bashkë në fund të pushimeve të cilat kishin “nota romantike”.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA