
Dua Lipa dëshiron të bëjë një bashkëpunim me Madonën, e këtë e ka konfirmuar edhe menaxheri i këngëtares shqiptare Ben Mawson.
Në një intervistë për “Music Week”, teksa foli për albumin e fundit të yllit muzikor “Future Nostalgia”, ai shtoi se ishte ndikuar shumë nga “Confessions on a Dancefloor” nga Madonna, e se të dy përmbajnë këngë të prodhuara nga Stuart Price.
I pyetur nëse Dua Lipa mund të jetë Madonna e ardhshme, Mawson u përgjigj:
“Varet çfarë nënkuptoni me këtë. Dua padyshim do të ketë një karrierë të gjatë. Ajo është një yll i kompletuar i muzikës pop dhe albumi është influencuar dukshëm nga Madonna. Në fakt ne po përpiqemi të kontaktojmë me Madonën për një bashkëpunim. Do i dërgoj një email e do të shohim nëse do të pranojë”.
Menaxheri gjithashtu shtoi se kur e takoi për herë të parë Dua Lipan në moshën 17 vjeçare, ajo i tha se aspironte të bëhej si Madonna.
Top Channel