Fakulteti i Teknologjisë dhe Informacionit në Universitetin Politeknik ka pezulluar përkohësisht sezonin e provimeve të verës pasi dyshohet për një rast me koronavirus.

Ka qenë studentja e vitit të tretë që ka njoftuar autoritetet drejtuese që e ëma ka rezultuar pozitive, ndërsa vetë ajo nuk ka kryer tamponin por është izoluar.

“Atë njoftim ne e morëm vesh ditën e djeshme në mëngjes me anë të e-mailit të shkollës ku na lajmëruan që një prej shoqeve tona ishte infektuar nga koronavirusi. Ne na njoftuan që tashmë sezoni i provimeve të verës është anuluar dhe në dijeninë time askush prej nesh nuk ka shkuar më në shkollë. Ndoshta jemi pjesërisht të frikësuar por gjithsesi duhet të shikojmë si do te shkojë në vijimësi situata a do të infektohen studentë të tjerë apo si do të jetë kurba”, shprehet Klejda Rrapaj.

Studentja e dyshuar ka qenë në auditore të mërkurën e kaluar dhe për këtë arsye Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit ka mbyllur dyert ndërkohë që vijojnë të zhvillojnë provimet studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Elektrike.
“Po kemi provim. Te inxhinieria mekanike jam”.

Ndërsa Klejda Rrapaj, studentja që është në të njëjtën degë me vajzën që ka shfaqur simptomat e koronavirusit , nuk e dha provimin këtë të martë në lëndën e sistemeve të telekomunikacioneve, pasi po kryhen verifikimet nga organet shëndetësore e më pas me sqarimin e situatës do të rifillojnë provimet.

“Na është thënë qe mund të kryhen online ose në auditore ose mund të jetë një gërshetim mes tyre. Gjithsesi cilado qoftë zgjidhja e tyre Ministria e Arsimit në bashkëpunim me universitetin politeknik duhet të marr masa që provimet të kryhen nga të gjithë studentët. Lëvizja për universitetin ka bërë një anketim ku 45% e studentëve nuk kanë pasur akses në mësimin online tashmë është tepër e thjeshtë ta imagjinojmë provimin online se sa pak studentë do të mund të marrin pjesë në të që të mbyllin e vitin akademik sidomos ne studentët e viteve të treta që diplomohemi dhe kanë nevojë ta mbyllin atë”. /Kristi Gongo/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA