Pamje të rënda/ Përgjaket Pakistani, persona të vrarë në mes të rrugës (FOTO)

29/06/2020 12:49

Një shkëmbim zjarri ka tronditur sot Pakistanin. Raportohet se katër persona të armatosur janë qëlluar për vdekje gjatë shkëmbimit të zjarrit në një qendër të këmbimit valutor në Karachi, ku 4 roje dhe zyrtarë policie gjithashtu janë vrarë.

Agresorët kishin mbërritur në vendin e ngjarjes të armatosur me pushkë automatike AK-47 dhe granata, ku si pasojë e sulmit janë lënduar edhe shtatë persona.

Siç raportojnë mediat lokale, agresorët ishin veshur me rroba policie, ishin të armatosur me armë moderne si dhe mjete të ndryshme shpërthyese.

Rizwan Ahmend, polici që arriti i pari në vendin e ngjarjes, tha se ata gjithashtu kishin çanta me ushqim, dëshmi se kishin planifikuar prej kohësh sulmin.

Abid Ali Habib, drejtor i qendrës së bursës në Pakistan, ka pranuar se gjithçka filloi në parking, ku agresorët filluan të qëllojnë me armë në drejtim të ndërtesës.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel