Adele i është kthyer kujtimeve dhe nga salloni i shtëpisë së saj, në Los Angeles, ka postuar një foto në të cilën shihet teksa vallëzon para televizorit, e veshur me të njëjtin fustan që mbante në Glastonbury në 2016-n.

Dhe në ekran, shihet pikërisht ylli i popit në një prej momenteve të koncertit të katër viteve më parë, të anuluar këtë vit për shkak të koronavirusit, i njëjti fustan, 40 kg më pak. Dobësimi i yllit të Hello, është shumë i dukshëm.

Për kilogramët e humbur tashmë flitet prej kohësh dhe pak fotografitë që Adele ka publikuar në rrjetet sociale, janë prova e pakundërshtueshme. Duket se këngëtarja i është nënshtruar një diete të hekurt që përveç një stërvitjeje intensive gjatë vitit të fundit, që kur në prill 2019 u nda nga bashkëshorti Simon, pas shtatë vitesh bashkë.

Në ditën e ditëlindjes së 32 të saj, ylli është shfaqur për të parën herë me siluetën e saj të re, të hollë, duke ndezur admirimin e fansave dhe kolegëve. Burime të afërta me këngëtaren tregojnë se ajo ka shkuar në palestër çdo ditë dhe ka punuar shumë.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel