Një adoleshent që detyroi një vajzë të bënte seks me të është burgosur për dy vjet në Britani pasi prindërit e tij e çuan në polici kur zbuluan që i kishte shkruar viktimës për t’i kërkuar falje.
Nxënësi i dalluar Jack Evans 18, thuajse i shpëtoi dënimit për sulmin seksual pasi viktima nuk bëri ankesë.
Por kur ai i dërgoi tekstin e ndjesës gati dy muaj më vonë, prindërit e tij të tmerruar Jonathan dhe njerka Sarah Morris, të dy 47 vjeç, njoftuan menjëherë policinë.
Ata shkuan bashkë me të në stacionin e policisë për të treguar atë që Jack kishte bërë. Ata gjurmuan viktimën e sulmit, e cila kishte qenë e virgjër, dhe ajo konfirmoi ngjarjen, duke thënë se ndjehej e pavlerë dhe e paaftë të besonte burrat.
Babai i Evans, Jonathan tha jashtë gjykatës: “Dëshiroja që ai të tregonte të vërtetën dhe të pranonte fajin. Ka qenë e vështirë për ne dhe shokuese edhe për të.
Top Channel