Dy shtetas kanë rënë në pranga në Pogradec, si dhe është sekuestruar 1 kilogram lëndë e dyshuar kanabis.

Bëhet fjalë për F. SH., 26 vjeç, banues në Pogradec (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”) dhe S. B., 39 vjeç, banues në Pogradec.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike në qytet, bënë lokalizimin dhe ndalimin e tyre në lagjen nr. 4. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. Sh. iu gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, ndërsa nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit S. B. u gjet dhe u sekuestrua 1 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA