Vendim i formës së prerë: Top Channel fiton gjyqin ndaj portalit ”Syri” për shpifje

26/06/2020 10:55

Gjykata e Apelit Tiranë me anë të një vendimi të formës së prerë ka ndëshkuar portalin “Syri” pas deklaratave të pabaza që ky i fundit ka bërë në adresë të Top Channel.

Gjykata ka marrë vendimin që portali “Syri.net” të bëjë një përgënjeshtrim në faqen e tyre online në lidhje me shpifjet në adresë të Top Channel dhe lajmit të rremë të botuar më 28.2 2019.

Tashmë portali Syri me urdhër gjykate duhet të publikojë një përgënjeshtrim në formën e një falje publike për deklaratat e rreme si dhe të fshijë lajmin e rremë të botuar në faqe, po ashtu dhe në portalet e tjera.

Top Channel si një televizion kombëtar që udhëhiqet nga e vërteta nuk ka dashur të hyjë në polemikë me portale të çfarëdoshme por për interes të publikut që në çdo rast kur ka shpifje për interesa të caktuara nxitur nga biznesi apo politika, ato do të shkojnë në organet gjyqësore.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA