Top Talk: Haga me aktakuzë të re për Haradinajn e Limajn. Për krime lufte do të vihen nën akuzë edhe 80 ish luftëtarë të UÇK-së.

26/06/2020 17:56

Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar analisti Milaim Zeka.

Gjatë fjalës së tij analisti tha se përveç Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, për të cilët tashmë gjykata Speciale ka lëshuar një aktakuzë për krimet e luftës, pritet që edhe ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ish-kryeministrit të Kosovës Fatmir Limaj, të ngrihet një aktakuzë nga gjykata e Hagës.

“Kanë pasur me qindra dëshmitar ndaj Ramush Haradinaj, ndaj Fatmir Limaj dhe janë shpallur të pafajshëm. Unë kam frikë sepse kam shumë frikë në bazë të informacioneve të mija se do të ngrihen aktakuzë përsëri ndaj zotit Haradinaj për së treti herë dhe ndaj Fatmir Limes, sepse kjo gjykatë e themeluar dhe votuar nga parlamenti i Republikës së Kosovës nuk ka asgjë të përbashkët me tribunalin e Hagës. Nëse prokurorët pretendojnë se kanë gjetur dëshmi të reja. Atëherë dhe unë këtu e kam një shqetësim që Kosova, ka përjetuar dhe do të përjetojë një tronditje të rëndë politike”.
Gjithashtu Milaim Zeka shtoi se pritet që minimalisht 80 personazhe të njohur të politikës në Kosovë, të akuzohen për krime gjatë kohës së luftës, por edhe pas saj.

“Unë kam informacione se minimalisht 80 figura të larta të Republikës së Kosovës do të akuzohen për krimet e luftës dhe sidomos për krimet e pas luftës”, tha Zeka.

Top Channel