Autoritetet ruse thanë sot se gjatë paradës ushtarakë të së mërkurës për 75-vjetorin e Ditës së Fitores, një ushtar i armatosur që po kalonte një “krize nervore” doli jashtë kontrolli duke thyer tre xhama automjeti, disa dhjetëra metra larg podiumit ku ishin ulur presidenti Valdimir Putin dhe autoritetet e larta të vendit.

Shërbimet e FSB thanë se ushtari i ri Nikita Eroshenko, 22 vjeç, nisi të sillej në mënyrë të rrezikshme në Sheshin e Kuq, duke detyruar oficerët dhe kolegët t’i hidheshin për ta ndaluar.

Madje dhe në videon e paradës mund të dallohet me vështirësi, përleshja ndaj ushtarit në një cep të Sheshit të Kuq.

Ushtari në fjalë mbante një nga uniformat simbolike të Ushtrisë së Kuq të vitit 1945 – por sipas raportimeve doli jashtë kontrollit kur iu komunikua se nuk do të marshonte para Putin.

Pas marrjes së lajmit, ushtari i ri me qytën e automatikut të epokës sovietike të paradës, theu tre xhama të një automjeti të Shërbimeve Sigurisë.

Nuk pati të shtëna dhe disa nga raportimet thonin se automatiku i tij nuk ishte i mbushur.

Të tjera raportime thonin se ushtari kishte pësuar një krizë nervore para paradës që u përkeqësua kur mori lajmin se nuk do të marshonte.

Agjencia TASS raportonte se ndaj tij nuk është ngritur çështje kriminale por ushtari është dërguar për kontrolle psikiatrike.

FOTO GALERI
2/7
Nikita Eroshenko, 22 vjeç, nisi të sillej në mënyrë të rrezikshme në Sheshin e Kuq

Top Channel