Hakmarrja e Dortmund! E eliminoi PSG por i merr talentin

26/06/2020 13:31

Nuk arriti dot që ta mundë në fushë, por të paktën i mori një talent që vlen miliona, dhe e bëri me koston zero.

Borusia e Dortmundit konsumoi një hakmarrje të ftohtë ndaj Paris Sën Zhermenit, muaj nga eliminimi që vuajti në fushë nga parizienët në ligën e kampioneve. Në Signal Iduna Park nga kjo verë do të luajë dhe talenti Tomas Mënie’.

Anësori belg kaloi te gjigantë e Bundesligës me parametër zero pasi kontrata e tij me kampionët e Francës skadon pikërisht të martën, dhe ai refuzoi ta rinovojë edhe për pak muaj, duke mos pranuar të luajë në Ligën e Kampioneve deri në Gusht. Mbrojtësi Tomas Mënie’ që sezonin e kaluar shënoi një gol dhe krijoi dy asiste në 27 paraqitjet me ekipin parizien, do të marrë vendin e Hakimi në formacionin e Dortmundit, kjo pasi talenti do mbyllë huazimin e do rikthehet te real.

Tomas Mënie’ që luajti në një nga ndeshjet mes Dortmundit dhe Paris Sën Zhermen në Champions, pranoi se atmosfera er krijuar nga tifozët e Borusias, dhe sjellja e tyre ishin faktorë në zgjedhjen e ekipit. Lojtari që refuzoi Celsi dhe Totenhem, do të gjejë te Dortmund, shokët e kombëtares belge, Witsel e Thorgan Hazard.

Top Channel