Njerëzit luftojnë të rimarrin kontrollin e qytetit të pushtuar nga majmunët e panumërt pas koronavirusit

25/06/2020 16:46

Teksa pandemia e koronavirusit ka nxjerrë në qytet tufat masive të majmunëve makakë në Tailandë, ata kanë marrë tashmë kontrollin e qytetit Lopburi dhe po luftojnë me banorët vendas që nuk mund të vazhdojnë aktivitetin e tyre.

Makakët llogariten në rreth 6,000 individë, në qytetin me rreth 750,000 banorë. Por pas nisjes së epidemisë ata janë bërë më agresivë prej mungesës së turistëve dhe ushqimit.

Prej atëherë banorët i kishin ushqyer ata me teprica ushqimesh për të ruajtur paqen, por shumë besojnë se dieta e re me sheqer i ka bërë ata me të pritur ndaj seksit dhe rrjedhimisht po shtohen më shumë se më parë.

Duke treguar një rrjetë mbrojtëse që ka vendosur në ballkon, banorja Kuljira Taechawattanawanna thotë se ndjehet e burgosur në shtëpinë e saj. “Jemi ne tashmë që jetojmë në kafaz, kurse majmunët jetojnë përjashtë. Jashtëqitjet e tyre janë kudo, era është e padurueshme, sidomos kur bie shi”, thotë ajo.

Tashmë primatët e patrembur sundojnë dhe në tempullin Prang Sam Yod në qendër të Lopburi, patrullojnë majat e mureve dhe prishin gomat e makinave.

Qeveria ka nisur një fushatë sterilizimi pas ndryshimit të sjelljes së tyre. Në mars pamjet e tufave të shthurura të majmunëve u bënë virale në mediat botërore.

FOTO GALERI
7/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA