“Mbijetesa për konkurrentët do jetë më e vështirë”, autorja e “Hell’s Kitchen” zbulon surprizat: Shefi do të… (FOTO)

25/06/2020 14:56

Prej disa ditësh është bërë e ditur se “Hell’s Kitchen Albania” do të rikthehet në ekranin e Top Channel. Që nga dita e djeshme janë hapur aplikimet, për të gjithë ata që dëshirojnë që të bëhen pjesë e programit më të njohur të kuzhinës.

Renato Mekolli do të jetë sërish në krye të kuzhinës, e kësaj radhe do të jetë “më i ashpër”. Kështu ka zbuluar autorja e programit, Olsa Muhameti, e cila ka shtuar se “edhe mbijetesa për konkurrentët do të jetë e vështirë”. “Shefi sa vjen dhe kërkon më shumë”, tha ajo për Gazetën Shqip.

Autorja e“Hell’s Kitchen Albania”, u ka bërë thirrje të gjithëve që të aplikojnë, pasi do të kenë një eksperiencë të paharrueshme.

“Aplikimet janë të hapura dhe i ftoj të gjithë që të aplikojnë. Audicionet do të nisin së shpejti. Kështu që, kushdo që dëshiron të bëhet pjesë e show-t dhe jo vetëm të dijë të gatuaj mirë, është i ftuar që të aplikojë shpejt për një eksperiencë të paharrueshme”, tha Olsa.

Por çfarë do ndodh me emisionet “E Diell” dhe “Shqipëria Live”, ku ajo është autore?! Muhameti siguron publikun që dy emisionet e dashura për ta, do të vijojnë transmetimin si gjithmonë në ekran.

“Do vazhdoj që t’i kem të dy programet. U shtua dhe Hell’s Kichen. Janë shumë si projekte, por sigurisht që do kem kohë që t’i bëj të gjitha”, tha Olsa Muhameti për Gazeta Shqip.

“Është një energji shumë e madhe që harxhoj, por televizioni është pasion. Dhe sa kohë që ti përfshihesh, e gjithë kjo energji që jep dhe merr të mban gjallë. Të paktën kur e ke pasion punën që bën. Të gjithë në këtë moment më thonë ‘si po ja del, a nuk lodhesh’, dhe në fund të ditës unë nuk lodhem nëse produkti për të cilin unë punoj është i suksesshëm”, vijoi ajo.

Ndërsa e pyetur nëse ka projekte të tjera në mendje, apo është e fokusuar për momentin në programet që ka, Olsa u shpreh:

“Sigurisht që kam, por aktualisht po fokusohem te këto”.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA