Tifozët e Schalke-s shpallin falimentimin moral të klubit

24/06/2020 14:53

Schalke do të ketë një fund sezoni aspak të bukur.

Skuadra nga Gelsenkirschen, nuk ka fituar asnjë ndeshje që nga rifillimi i Bundesligës pas pandemisë koronavirus teksa ka regjistruar 2 barazime dhe 6 humbje dhe këtë fundjavë ka shansin e fundit për të marrë një sukses në shtëpi përballë Freiburgut. Për Schalken parashikohet që të mbyllë sezonin në mesin e tabelës së klasifikimit, një pozicion jo shumë i zakonshëm për një klub që është mësuar të marrë pjesë rregullisht në kompeticionet evropiane. Por problemet për schalken nuk janë vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Kriza e shkaktuar nga koronavirus, pauza, masat e marra kanë zemëruar jashtë mase tifozerinë e skuadrës së Schalkes dhe situata ka arritur deri në atë pikë sa grupimi  Ultras Gelsenkirchen të shpallë falimentimin moral të klubit.

Në një komunikatë të gjatë të këtij grupimi tifozësh flitet për një imazh katastrofë të skuadrës në fushën e lojës duke u bërë qesharak në cdo javë teksa ka humbur kontaktet me realitetin e Gelsenkirschenit.

“Është shpallje e falimentimit moral. Një shitje e vlerave të Schalkes që janë përdorur për qëllime marketingu”, shtonte grupimi në komunikatën e tij teksa kërkonte më shumë transparencë teksa thekson se nuk e kupton sesi një klub që siguron miliona euro të ardhura të këtë një situatë financiare kaq të komplikuar.

Futbollistët e Schalkes javët e fundit pranuan reduktimin e pagave të tyre, ndërsa vetë tifozët hoqën  dorë nga rimbursimi i mundshëm i biletave dhe abonimeve për ndeshjet e mbetura të kampionatit të luajtura me dyer të mbyllura. Masat e marra nga drejtuesit e klubit prekën fillimisht të punësuarit vullnetare që përfitonin një pagë simbolike 60 Euro në muaj, ose drejtuesit e autobusëve të ekipeve zinxhirë me 450 Euro në muaj dhe që tani u shkarkuan. Sipas këtij grupimi, këto masa janë shumë larg përgjegjësisë socialë që duhet të tregojë klubi në të vërtetë.

Top Channel