
Artan Mërgjyshi, në prononcimin për “Gol pas Goli” e pranoi se nuk priste ndonjë mrekulli në përballjen e kthimit të Kupës me Kukësin, por sigurisht besonte se skuadra e tij do të bënte një paraqitje më të mirë.
“Pas rezultatit në ndeshjen e parë, ndeshja e dytë na u bë më e vështirë, për faktin se kishim 3 mungesa të rëndësishme. Kishim një formacion miks me lojtar të U-19, por prisja një paraqitje më të mirë, sidomos në pjesën e parë.”
Superiorja nivel tjetër: Unë jam i ndërgjegjshëm që Superiorja është tjetër cilësi. Nuk mund të luash me të njëjtët lojtarë 4 herë me Kukësin. Kemi 13 lojtarë që i kemi më kontrata afatgjatë.
Kthimi në elitë: Patjetër që duhet të ndërhyjmë për të marrë lojtarë cilësorë dhe me eksperiencë. Po flasim sikur e kemi arritur, por janë edhe 4 ndeshje që duhet të mbyllen me sukses.
Top Channel