Foto/ Shkencëtarët zbulojnë vendin ku mund të ketë ndryshuar historia e njerëzimit

24/06/2020 06:51

Ndodhet në një nga skajet më të largëta të planetit, që pak njerëz kanë vizituar dhe ende më pak kanë jetuar, por ndoshta ka shkaktuar një nga eventet që kanë ndryshuar historinë e qytetërimit perëndimor.

Bëhet fjalë për vullkanin Okmok, që ndodhet në ishujt që ndajnë Alaskën nga Siberia ruse. Sipas grupit të shkencëtarëve që ka studiuar prej vitesh zonat veriore të planetit, në kërkim të gjurmëve të eventeve natyrore të ndodhura përgjatë shekujve dhe të mbetura si “provë” në akujt e Arktikut, rreth vitit 43 p.e.s., pra më shumë se 2500 vjet më parë, ajo zonë e humbur përjetoi një nga shpërthimet vullkanike më të mëdha të historisë, e pasur dy vite më vonë nga një tjetër më të vogël.

“Shpërthimi i vullkanit Okmok injektoi në atmosferë sasi aq të mëdha të dioksidit të squfurit sa që ndryshoi klimën në disa pjesë të planetit, veçanërisht në Mesdhe.

Pikërisht kjo ftohje e jashtëzakonshme, ku temperatura mesatare e përllogaritur nuk kaloi 7 gradët Celsius për disa vite. Sipas historianëve, ky ndryshim shkaktoi reshje deri në katër herë më të bollshme duke shkatërruar të mbjellat dhe përhapur uri dhe tensione në pellgun e Mesdheut.

Pikërisht pas atij ndryshimi klimatik, të përshkruar edhe nga autorët klasikë, fuqia dominante e Mesdheut, Roma republikane e dominuar në atë moment nga Jul Cezari, hyn në krizë që kulmon me rënien e saj një vit më vonë, dhe shpalljen e regjimit të ri perandorak, që do të dominonte për shekuj të tërë botën e njohur deri më atëherë.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA