Novak Djokovic pasi rezultoi pozitiv me koronavirus shprehu keqardhjen për atë çfarë ndodhi në javët e fundit.

Numri 1 i botës, organizatori i Adria Tour ishte një ndër 4 tenistët profesionistë që rezultuan pozitivë në testet për Covid-19 bashkë me Dimitrov, Coric dhe Troicki. po kështu edhe bashkëshortja e tij Jelena rezultoi pozitive, ndërkohë që fëmijët e tyre ishin negativë.

Djokovic iu drejtua rrjeteve sociale ku shprehu keqardhjen e tij për gjithçka ndodhi dhe të mendosh që numri 1 i renditjes botërore e nënvlerësoi këtë virus që gjunjëzoi botën, ndërkohë që i habiti të gjithë në javët e kaluara teksa deklaroi se nuk ishte i detyruar të bënte vaksinën kundër koronavirus dhe tani gjithçka i është kthyer pas si një boomerang.

“Më vjen vërtet keq që turneu ynë shkaktoi dëme-tha Djokovic në një postim të tij në Twitter-ne besuam se eventi i kishte zbatuar të gjitha protokollet sanitare të përcaktuara në rajon dhe gjithçka dukej se ishte në kushtet optimale për të bashkuar njerëzit për arsye filantropike. ne gabuam dhe bëmë gjithçka shumë shpejt.”

Novak Djokovic, fituesi i 17 titujve Grand Slam, shtoi se ai dhe bashkëshortja e tij tani do të vetizolohen për 14 ditë.

 

Top Channel