Manchester United nxjerr jashtë loje Shefielf Utd në garën për zonën Champions dhe vazhdon t’i bëjë presion Chelsea-t për vendin e katërt. “Djajtë e Kuq” mposhtën 3-0 rivalin direkt falë një Anthony Martial në formë të jazhtëzakonshme. Sulmuesi francez shënoi të tre golat e skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer, por nuk duhet anashkaluar edhe kontributi i Marcus Rashford me dy asiste.
Martial realizoi dy herë vetëm në pjesën e parë, në minutat 7’ dhe 44’. Në rastin e parë u shërbye nga Rashford, ndërsa në të dytin shfrytëzoi pasimin e saktë rrafsh me tokën të Wan-Bissakas.
Goli i tretë i shënuar nga francezi ishtë si lojë fëmijësh, falë zgjuarsisë së Rashfrod, që e nxori të lirë përballë portierit në minutën 74’.
Dominimi i “Djajve të Kuq” vijoi edhe në minutat e fundit, por pa mundur ta thellonin më tej diferencën.
Fiton edhe Wolverhamptoni, që i mjaftoi goli I Jimenez për të marrë maksimumin e pikëve ndaj Bournemouthit. “Ujqit” me këtë sukses nuk i ndahet United, që qëndron më lart në renditje vetëm falë golaverazhit më të mirë (kanë nga 49 pikë).
Në takimet e tjera Newcastle barazoi 1-1 me Aston Villa, Evertoni fitoi 1-0 në fushën e Norwichit.
Top Channel