“White Lives Matter”/ Parulla polemizuese e Burnley-t

23/06/2020 12:11

Shpërthen çështja Burnley në Premier League.

Gjatë sfidës me Manchester United që Burnley e humbi me rezultatin e thellë 5-0, mbi Etihad Stadium u shfaq një parrullë ku shkruhej “White Lives Matter” që është e kundërta e lëvizjes ndërkombëtare antiraciste ‘Black Lives Matter’. E gjithë kjo ndodhi pikërisht në momentin kur Premier League i është bashkuar kësaj lëvizjeje kundër racizmit teksa futbollistët kanë në fanelat e tyre pikërisht frazën “Black Lives Matter” në vend të emrave të tyre.

Klubi i Burnley reagoi duke u distancuar menjëherë nga ky veprim teksa doli me një komunikatë për shtyp:

“Duam të qartësojmë se përgjegjësit e këtij gjesti nuk janë të mirëpritur në Turf Moor”, theksohet në komunikatën e klubit të Burnley-T, “ky veprim në asnjë mënyrë nuk përfaqëson klubin dhe do të bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet për të identifikuar dhe t’i përjashtojmë përjetë këta persona”.

Më pas Burnley theksoi se klubi është krenar për reputacionin që ka se është në gjendje që të punojë me persona të të gjitha gjinive, besimeve fetare nëpërmjet një programi komunitar dhe se e kundërshton çdo lloj racizmi. Në komunikatën e klubit lexohej gjithashtu se Burnley e mbështet plotësisht nismën “Black Lives Matter” të premier Leagues duke kërkuar ndjesë ndaj Ligës Angleze, Manchester City dhe të gjithëve atyre që kontribuojnë në promovimin e “Black Lives Matter”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel