Shokon gazetarja e njohur italiane: Është mëkat të kërkosh zhdukjen e popullit kinez?

23/06/2020 13:02

Ka shkaktuar diskutime të mëdha në rrjetet sociale një postim në Twitter i gazetares dhe moderatores së njohur italiane, Rita Dalla Chiesa.

“Kinë, nis festivali i mishit të qenit në Yulin: mijëra kafshë të masakruara. Një mizori e paimagjinueshme. Është mëkat vdekjeprurës të dëshirosh zhdukjen e popullit kinez?”- ka shkruar Dalla Chiesa, e cila është një mbrojtëse e flaktë e kafshëve.

Edhe pas stuhisë së reagimeve që ngjalli ky postim, gazetarja nuk u tërhoq nga e saja.

“Nuk kthej mbrapsht asnjë fjalë edhe pse e di që ka shumë aktivistë në Kinë që përpiqen ta evitojnë këtë gjenocid. Kjo gjë nuk mund të tolerohet më”, tha ajo për agjencinë e lajmeve Adnkronos.

Vullnetarët në një strehë qensh në Pekin sakaq po trajtojnë me dhjetëra kafshë të shpëtuara nga therja në festivalin e shumëdiskutuar. Eventi i përvitshëm në Yulin shkakton përherë zemërimin e aktivistëve të të drejtave të kafshëve, të cilët këtë vit kanë shpresuar që epidemia e koronavirusit të jetë fundi i një tradite që ata e shohin si mizore. Mishi i qenve tradicionalisht në disa pjesë të Kinës konsiderohet si i mirë për shëndetin.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel