SHBA shenjëstron Kubën, Kina reagon ashpër dhe kërkon të ndalen kërcënimet ndaj aleatit të tyre Një re gjigante rëre dhe pluhurit nga Saharaja po mbulon Karaibet gjatë rrugës së saj drejt Shteteve të Bashkuara.
Përmasat dhe përqendrimi i grimcave të saj nuk ishin parë prej më shumë se gjysmë shekulli. Cilësia e ajrit në pjesën më të madhe të rajonit mbërriti nivele “të rrezikshme” rekord dhe autoritetet, që e kanë cilësuar “Reja Goxillë e pluhurit”, i këshilluan banorët të qëndrojnë brenda dhe të përdorin filtrat e ajrit nëse i kanë.”Ky është eventi më i rëndësishëm i këtij lloji në 50 vitet e fundit,” deklaroi Pablo Méndez Lázaro, specialist i mjedisit në Universitetin e Porto Riko.
Kushtet e krijuara në shumë prej ishujve janë të rrezikshme, dhe kjo situatë krijohet pikërisht në një kohë kur mjaft specialistë të shëndetit janë të shqetësuar për simptomat e frymëmarrjes të lidhura me pandeminë e koronavirusit. Lázaro, i cili po punon me Nasa për të zhvilluar një sistem alarmi lidhur me mbërritjen e pluhurit dhe rërës nga Saharaja, tha që përqendrimi ditët e fundit ka qenë aq i lartë sa mund të ketë efekte të dëmshme edhe tek njerëzit e shëndetshëm. Kushte jashtëzakonisht të rënduara të ajrit dhe dukshmëri e kufizuar u raportuan nga Antigua në Trinidad & Tobago, ndërsa kjo situatë pritet të zgjasë të paktën deri në orët e mbrëmjes.
Top Channel